Ish Prokurori i Përgjithshëm Llalla do të gjykohet për mosdeklarim të ardhurash

Nga Exit News
Ish Prokurori i Përgjithshëm Llalla do të gjykohet për mosdeklarim të ardhurash

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të gjykohet për mosdeklarim të ardhurash.

Vendimi u mor sot me 19 nëntor nga Gjykata e Posaçme, e cila në seancën paraprake vendosi të dërgojë në gjykim çështjen  e ish kryeprokurorit Llalla. Gjithashtu ajo hoqi sekuestron mbi pasuritë e tij.

Disa ditë më parë, prokuroria paraqiti prova të reja të cilat u morën në shqyrtim nga gjykata.

Në mars 2020, SPAK mbylli hetimet për Llallën dhe dërgoi në gjykatë çështjen. Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë. Kjo vepër penale, sipas Kodit Penal, dënohet deri në 3 vjet burgim.

Hetimet ndaj tij nisën në mars të vitit 2018 dhe u zgjatën vazhdimisht. Në mars të vitit 2019 Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi t’i zgjaste edhe me tre muaj hetimet ndaj Llallës.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u hetua për katër vepra penale; fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>