Ish-ushtaraku shqiptar Adem Shehu do merret në pytje nga Haga

Nga Die Morina van Uijtregt
Ish-ushtaraku shqiptar Adem Shehu do merret në pytje nga Haga

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thirrur për të marrë në pyetje Adem Shehun, ish-ushtarak shqiptar, i cili i është bashkuar më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shehu është shtetasi i parë shqiptar i njohur deri më tani që është ftuar nga Haga për tu marrë në pyetje.

Ai shërbeu si komandant i Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit.

Sipas korrespondentit të Top Channelit, Shehu do të merret në pyetje në 28 janar.

Zyra e Prokurorit Special në Hagë po heton krimet e supozuara të kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë kohës së luftës, 1998- 2000.

Deri më tani janë marrë në pyetje dhe ka nisur gjykimi për një sërë ish-drejtuesish të UÇK-së sh presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarët e parlamentit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Ata po mbahen në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Gjykata e krimeve të luftës në Kosovë, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, u krijua nga parlamenti i Kosovës me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare në gusht 2015.

Krijimi i saj erdhi pas një raport të Këshillit të Evropës 2011 në të cilin Senatori Zviceran Dick Marty adreson krimet e pretenduara të “anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë” nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>