Instituti i Shëndetit publik ka dërguar 50 mostra të virusit të Covid-19 për analizë në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë për të identifikuar muatcionet e mundshme.
Lajmin e dha shefja e ISHP-së Silva Bino, gjatë konferencës për shtyp të Komitetit Teknik, të mërkurën.
“Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Të dyja llojet e mutacioneve qoftë i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut” , u shpreh Bino.
Ndërkohë, Bino tha se laboratori jonë po pret “metodologjinë e re të vijë nga Turqia”, i cili po zbatohet edhe në Norvegji. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijnë kite të reja testimi për identifikimin e mutacioneve.