ISHP nis përgatitjet për vaksinimin e hershëm kundër gripit

Nga Exit News
ISHP nis përgatitjet për vaksinimin e hershëm kundër gripit

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur përgatitjet për vaksinimin kundër gripit të stinës për kategoritë më të rrezikuara nga Covid-19.

Vaksinimi do të jetë falas.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi të hënën ISHP-në, për të parë nga afër dhomat frigorifrike të vaksinave.

Grupet që priten të vaksinohen të parët për gripin sezonal janë të sëmurët me sëmundje kronike, stafi mjekësor, mësuesit dhe edukatorët.

Vaksinimi i hershëm kundër gripit sezonal është pjesë e strategjisë së qeverisë për të parandaluar përkeqësimin e pandemisë së Covid-19 në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>