
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon kryerjen e testimeve Covid-19 me qëllim dokumentacioni, në laboratorët jashtë ISHP-së, të çertifikuar nga qeveria.
Sipas një letre të drejtoreshës së ISHP-së Albana Fico, institucioni nuk mund të përballojë dot kërkesat e larta të qytetarëve për kryerjen e testit Covid-19 me qëllim dokumentacioni ose udhëtimi jashtë vendit.
Zonja Fico theksoi se kjo çështje është bërë emergjente dhe kërkon zgjidhje.
Letra e Zonjës Fico u bë publike nga gazeta Shqip.
