ISHP përgënjeshtron deklaratën e Bashën për shifrat e të infektuarve me Covid-19

ISHP përgënjeshtron deklaratën e Bashën për shifrat e të infektuarve me Covid-19

Instituti i Shëndetit Publik ka kundërshtuar deklaratën e kryetarit të opozitës Lulzim Basha se Shqipëria ka të dhëna të këqija për numrin e të infektuarve, në rajon.

ISHP njoftoi median se “vendi ynë rezulton me një mesatare të rasteve të reja me numrin më të ulët në rajon”.

“Bazuar në të dhënat e Qendrës Europiane për Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve dhe Ëorldometer: Shqipëria ka numrin e rasteve 4,654 për 1 milion banorë, ndërkohë Bashkimi Europian, Britania e Madhe, Zvicra ka një mesatare prej 6,272 raste për 1 milion banorë. Mesatarja e rajonit është 6,655 raste për 1 milion banorë, të cilat janë substancialisht më të larta krahasur me Shqipërinë”, njoftoni ISHP.

ISHP njësoj deklaroi edhe për deklaratën e Bashës për numrin e të vdekurve nga Covid-19 në vend:

“Numri i vdekjeve të regjistruara që prej fillimit të pandemisë për 1 milion banorë në Shqipëri është 132 dhe është shumë më e ulët se sa mesatarja Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës me 363) dhe mesatarja e rajonit 197”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>