Aeroporti i Kabulit u sulmua sërish me raketa të hënën, por pesë prej tyre u identifikuan nga sistemi i mbrojtjes raketore të SHBA-ve, raporton Reuters.
Nuk ka pasur raportime për viktima të SHBA-ve, raportoi Reuters. Njësoj edhe një zëdhënës i talebanëve u shpreh se nuk ka viktima dhe se grupi islamik ishte duke hetuar sulmin.
Një komandant i lartë amerikan paralajmëroi javën e kaluar se grupi terrorist ISIS-K, i cili bombardojë aeroportin e Kabulit të enjten — 13 marinsa dhe të paktën 170 afganë u vranë — po përpiqet të sulmojë sërish aeroportin e Kabulit.