ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Nisë

Shteti Islamik ISIS mori sot publikisht përgjegjësinë për sulmin terrorist të 14 korrikut në Nisë të Francës.

Me anë të një deklaratë në rrjetet sociale në faqet zyrtare, ISIS ka paralajmëruar se do të ketë dhe sulme të tjera.

Policia franceze deri më tani nuk kishte arritur të gjente një lidhje mes shoferit të kamionit, i cili u vra gjatë dyluftimit me policinë, dhe terroristëve islamikë.

Nga sulmi terrorist me kamion në bulevardin e Nisës humbën jetën 84 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 150 qytetarë të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>