
Ish-deputeti Kastriot Islami akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer kuvendin në një vend më të fortë, oligarkë dhe kukulla të tijat.
Në një intervistë për emisionin ‘Me Pak Fjalë’ në Euronews Albania, Islami tha se Rama është i vetmi kryetar partie që abuzoi me liritë që sistemi proporcinal i jep si kryetar partie:
“Rama është i pari dhe i vetmi që e ka shtrirë këtë fenomen në ekstrem duke futur [në kuvend] njerëz nga oligarkia dhe njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale.
Duke i futur kryesisht në zonat veriore, bastione të Partisë Demokratike, me idenë se në zonat ku jam i fortë do të vendos [kandidatë] kukulla. Në zonat ku e kam të vështirë do vë kandidatë të tillë të fortë.”
Islami sqaroi dhe arsyet se përse në vitin 2008 PS e PD këmbëngulën për të ndryshuar sistemin zgjedhor nga maxhoritar në proporcional me më shumë liri për kryetarët e partive.