Ismail Kadare merr titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia Fier

Ismail Kadare merr titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia Fier

Shkrimtari shqiptar më famë botërore, Ismail Kadare, u nderua të enjten nga bashkia Fier me titullin “Qytetar nderi”.

Cmimi u dorëzua nga kryetari i bashkisë, Armando Subashi, për “kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore”.

Vlerësimi u organizua në formën e një konference ku referuan emra të letrave dhe kritikës si: akademiku Ali Aliu, Prof.Dr. Sadik Bejko, Prof.Dr. Klara Kodra, botuesi Bujar Hudhri etj.

Në ceremoninë e zhvilluar në teatrin “Bylis” mori pjesë edhe vetë shkrimtari, i cili u shpreh se “për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë“.

Ai shtoi: “Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare.”

Viti 2021 u shpall në janar si “Viti Kadare” nga Bashkia Gjirokastër, me rastin e 85 vjetorit të shkrimtarit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>