
Italia raportoi të hënën 420 viktima si pasojë e Covid-19, rreth 120 më shumë nga shifrat e raportuara një ditë më parë.
Gjatë 24 orëve të fundit, numri i infeksioneve të reja ra në 8,561 nga 11,629 të dielën.
Italia ka regjistruar 85,881 viktima të lidhura me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i gjashti në botë. Vendi ka raportuar 2.475 milionë raste në total.