600 kilogramë kanabis u kapën mëngjesin e sotëm në bredgetin e Pulias nga Guardia di Finanza e Barit. Lënda narkotike po transportohej nga dy skafistë shqiptarë të cilët u arrestuan.
Media italiane shkruan se dy shqiptarët, 26 dhe 35 vjeç, prej disa ditësh kishin mbetur në det, pasi motori i gomones ishte dëmtuar.
Kur vunë re ndjekjen e policisë italiane, skafistët tentuan ta hidhnin kanabisin e paketuar në det.
Sasia e kapur sot nga policia italiane e çon në 6,1 ton në total sasinë e kanabisit shqiptar të kapur gjatë ditëve të fundit në bregdetin italian.
Kështu:
Më 4 prill, Guardia di Finanza sekuestroi 1,7 ton kanabis në ujrat e Karaburunit.
Më 30 mars, 2,2 ton kanabis u sekuestruan në një kamion të ardhur nga Shqipëria në portin e Ankonas.
Më 21 mars, 1,6 tonë kanabis u sekuestruan në Brindizi.