Itali, kryebashkiakët kundër Salvinit për dekretin e emigracionit

Itali, kryebashkiakët kundër Salvinit për dekretin e emigracionit

Kryebashkiakët e Palermos, Firences dhe Napolit kanë kundërshtuar dekretin për emigracionin e ministrit të Brendshëm Italian Matteo Salvini.

Sipas kryebashkiakëve, dekereti që vështirëson shumë marrjen e azilit, nënshtetësisë italiane apo dhe të drejtës së banimit nga të huajt, është i padrejtë dhe çnjerëzor.

Leoluca Orlando, kryebashkiaku i Palermos, u shpreh:

“Është tekst çnjerëzor, sepse shkel të drejtat e njeriut, dhe kriminal sepse ndihmon shkelësit e ligjit që të veprojnë në mënyrë ilegjitime në territorin e vendit tonë.”

Kundërshtimeve të kryebashkiakëve iu përgjigj menjëherë ministri Salvini, duke deklaruar në Facebook:

“Ju nuk bindeni? Unë nuk ju dërgoj ushtrinë.”

Dekreti për sigurinë dhe emigracionin u miratua, mes debatesh të shumta, në shtator nga qeveria italiane. Dekreti sjell ndryshime radikale legjislative në sistemin e emigracionit në Itali, nënshtetësisë dhe në atë të sigurisë kombëtare.

Ndër të tjera, dekreti, i njohur tashmë si dekereti “Salvini”, vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të veçantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të  rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore dhe për persona që kanë nevojë urgjente për kurim mjekësor.

Po ashtu, nuk do të kenë të drejtën e azilit politik të gjitha ata emigrantë që kryejnë krime penale dhe do të rishikohet e drejta e nënshtetësisë për të gjitha ata emigrantë që kanë amrrë shtetësinë italiane e kanë probleme me drejtësinë.

Komunave do tu hiqen fondet për administratën që ndihmonte azilkërkuesit dhe sistemi i strehimit të azilkërkuesve do të reduktohet duke u limituar vetëm për refugjatët që kanë marrrë të drejën e mbrojtjes ndërkombëtare apo për emigrantët minorenë të pashoqëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>