Itali, Lega Nord dhe Pesë Yjet propozojnë kryeministrin e ri

Itali, Lega Nord dhe Pesë Yjet propozojnë kryeministrin e ri

Pas rreth dy muajsh bisedimesh mes Lëvizjes Pesë Yjet (M5S) dhe Lega Nord, është arritur marrëveshja për kryeministrin e ri të Italisë.

Propozimi i dy partive që u renditën të parat në zgjedhjet e marsit është Giuseppe Conte, profesor për ligjin e administratës publike në Universitetin e Firences dhe atë të Bolonjës.

Pavarësisht profilit të ulët politik, Giuseppe Conte ka nja karrierë të gjatë në akademi dhe gjatë fushtës zgjedhore emri i tij u lakua për postin e ministrit të administratës publike.

Matteo Salvini, kreu i Lega Nord, përpara se të bënte publik emrin e Contes, deklaroi:

“Ne shpresojmë që askush të mos vendosë veton mbi emrin e këtij personi. Nuk do të jem unë, as Di Maio [kryetari i M5S]. Do të jetë një emër i balancuar që na pëlqen të dyja partive.”

Sipas mediave italiane, dy drejtuesit e partive të koalicionit qeveritar do të marrin poste ministrore: Matteo Salvini ministër i Brendshëm dhe Luigi di Maio ministër i Punës ose i Zhvillimit ekonomik.

Gjatë dy muajve bisedimesh, dy partitë, bashkëpunimi i të cilave nuk është i natyrshëm, janë munduar të arrijnë në një sërë kompromisesh për programin politik që do të ketë kjo qeveri.

Lajme te ngjashme