Itali, leje e veçantë pune për ata që kanë kaluar Covid-19

Nga Exit News
Itali, leje e veçantë pune për ata që kanë kaluar Covid-19

Në Itali ka një ndjenjë të përgjithshme se më e keqja ka kaluar. Strategjia e izolimit mund të kenë filluar të japë rezultate, duke qenë se këtë javë numrat e rasteve të reja me koronavirus kanë rënë ndjeshëm.

Bashkë me kthimin e shpresës po kthehet edhe tema nëse duhet hapur vendi apo jo, pa rrezikuar një valë të dytë infeksioni.

Për të bërë këtë, ekspertët italianë dhe disa politikanë janë përqendruar tek ideja e testimit të antitrupave.

Pavarësisht se nuk janë të sigurtë nëse antitrupat tregojnë se është krijuar imunitet ndaj koronavirusit, disa politikanë italianë kanë nisur ta përdorin këtë tezë për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë fund depresionit ekonomik.

Presidenti i rajonit të Venetos ka propozuar një “leje” të veçantë për italianët që kanë antitrupa, pra për ata që e kanë kaluar koronavirusin dhe janë shëruar. Mateo Renzi ka propozuar një “Covid Pass” për personat e painfektuar.

Kryeministri Conte ka thënë se qeveria dhe ekspertët janë duke punuar për një strategji se si të rifillojë ekonomia dhe njerëzit të kthehen në punë.

Javën e ardhshme rajoni i Venetos ka planifikuar marrjen e 100 mijë kampioneve gjaku të personave të shëruar, në të gjithë rajonin, për të studiuar antitrupat e tyre. Veneto bëhet kështu rajoni i parë në Itali që po teston këtë strategji.

Kjo do të provohet edhe në një qytet të vogël të Lombardisë, Vo, qyteti ku u shënua vdekja e parë me Covid-19 dhe i pari që u izolua.

Nëse kjo strategji rezulton e efektshme, atëherë Veneto do të bëhet një shembull edhe për vendet e tjera.

Shkencëtarët në Itali thanë se virusi prodhon antitrupa, që shfaqen 5 deri në 6 ditë pas kontaktit me virusin, dhe zhduken pas 20 ditëve. Nëse një person shërohet, antitrupi, i cili tregon infektimin, zëvendësohet ngadalë nga një tjetër antitrup, i cili indirekt tregon se një person ka pasur koronavirus. Vetëm kur analiza të ketë treguar antitrupin e dytë, personi quhet i shëruar.

Strategjia e antitrupave po merret në konsideratë edhe nga qeveritë e vendeve të tjera si Gjermani, SHBA dhe Kina. Kështu, për shembull, Guvernatori i Nju Jorkut tha që të rinjtë dhe ata që e kanë kaluar virusin të kthehen në punë.

Ndërsa qeveria britanike hodhi idenë e “pasaportës së imunitetit”, pra që kush e ka kaluar koronavirusin dhe ka antitrupa të shkojë në punë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>