Itali, Presidenti shpërndan parlamentin, në mars zgjedhje

Itali, Presidenti shpërndan parlamentin, në mars zgjedhje

Presidenti Italian Sergio Mattarella shpërdau një ditë më parë parlamentin dhe i hapi rrugën zgjedhjeve.

Kryeministri Paolo Gentilioni dhe kabineti i tij, të cilët qeverisën Italinë për një vit, u konsultuan së bashku me presidentin për datën e zgjedhjeve. Data që është përfolur më shumë në median italiane për zhvillimin e zgjedhjeve është 4 marsi.

Mandate 5-vjeçar qeverisës për Partinë Demokratike, që fitoi zgjedhjet në vitin 2013, ishte i vështirë, me tre kryeministra dhe kabinete të ndryshme: në fillim Mario Monti, më pas Matteo Renzi e në fund Paolo Gentilioni.

Gjatë këtij mandati, shumica qeverisëse është përçarë, me rreth 300 anëtarë të parlamentit të larguar.

Duke folur me gazetarë në një konferencë për shtyp në fund të vitit, zoti Gentiloni pranoi se ai i kishte mbijetuar një mandati “të trazuar” dhe tha se shpresonte që fushata të mos ndikohet nga “tregtarët e frikës dhe iluzioneve”.

Zgjedhjet e përgjithshme të vendit do të jenë testi i një kombi të rëndësishëm evropian që shpreson të shmangë potencialin e ndërhyrjes nga jashtë, të lajmeve të rreme dhe të forcave populiste që në gjithë Evropën po ndikojnë në politik-bërje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>