Itali, Renzi ende kryeministër, Presidenti nuk pranon dorëheqjen

Itali, Renzi ende kryeministër, Presidenti nuk pranon dorëheqjen

Matteo Renzi do të vazhdojë të jetë kryeministri i Italisë dhe për të paktën një javë. Presidenti Sergio Mattarella nuk e ka pranuar dorëheqjen e paraqitur nga Renzi dje dhe i ka kërkuar atij të “ngrijë” përkohësisht dorëheqjen derisa senati italian të miratojë buxhetin për vitin 2017.

Pas takimit të djeshëm mes dy krerëve të shtetit, Presidenti Mattarella sinjalizoi se nuk do kërkojë zgjedhje të parakohshme, duke e vënë atë kundër disa prej partive, si Movimento 5 Stelle të Beppe Grillos, që kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve.

Rezultati kundër referendumit kushtetues, zhvilluar të dielën, ishte një humbje politike e Matteo Renzit. Ai dha dorëheqjen menjëherë pasi humbi referendumin, ashtu siç dhe kishte premtuar.

Tre kandidatët më të përfolur nga opinion publik dhe media italine për të zëvendësuar Renzin janë ministri i Financave Pier Carlo Padoan, ministri i Punëve të Jashtme Paolo Gentiloni dhe Romano Prodi ish-kryeministri demokrat i Italisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>