Itali, shërohet 101 vjeçari i prekur me COVID-19

Nga Exit News
Itali, shërohet 101 vjeçari i prekur me COVID-19

Në Itali, një 101 vjeçar u dërgua në shtëpi pasi u shërua nga koronavirusi. Ai u shtrua në spital në Rimini pasi rezultoi i infektuar me COVID-19. Ai është personi i dytë në botë më i moshuari që u shërua nga koronavirusi.

Vendin e parë e zë 103 vjeçarja nga Irani, e cila u shërua pasi u prek nga virusi.

Disa ditë më parë, një 95 vjeçare e prekur me COVID-19, fitoi betejën me koronavirusin

Italia shënoi të premten ditën më tragjike që kur është prekur nga epidemia e koronavirusit, me 969 të vdekur në 24 orë.

Numri total i vdekjeve tashmë është 9 134 ose 10,6% e 86 498 të sëmurëve me Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>