Itali, shkatërohet një tjetër bandë shqiptare e trafikut të drogës

Itali, shkatërohet një tjetër bandë shqiptare e trafikut të drogës

16 shqiptarë u arrestuan sot në qytetin e Milanos e Komos në Itali, për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria në Itali.

Shkatërrimi i grupit kriminal ishte operacion i përbashkët mes Guardia di Finanzas së Milanos dhe Prokurorisë së Komos. Gjatë operacionit, policia italiane sekuestroi 440 kilogramë marijuanë, 10 kilogramë heroinë dhe 200 kilogramë substanca të tjera narkotike.

Deri më tani, policia ka bërë me dije se trafikantët furnizoheshin me drogë në Shqipëri, e cila më pas përpunohej në Itali dhe shitej në Zvicër.

Kjo është banda e tretë shqiptare që shkatërrohet brenda pak muajsh nga policia italiane.

Në dhjetor, 11 shqiptarë, pjesë e një bande trafiku droge, u arrestuan në Itali.  Ata trafikonin dhe shisnin kokainë të cilësisë së lartë dhe klientela e tyre ishin kryesisht biznesmenë dhe njerëz të njohur.

Në Napoli, në nëntor 2017, u arrestuan 26 persona, të gjithë anëtarë të një bande shqiptaro-italiane që trafikonte lëndë narkotike të disa llojeve, përfshirë marijuanë, heroinë e kokainë. Droga vinte nga Shqipëria dhe shitej më pas në Napoli e Kaserta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>