
Autoritetet kanë raportuar 477 viktima nga COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 268,750 testime të kryera rezultuan pozitivë 13,574 persona, rreth 1 mijë më pak se të enjten.
Raporti mes testimeve të kryera dhe rasteve është 5%.
Numri i personave të shtruar në terapi intensive është ulur me 381 ndërsa totali është 2,270.