Italia aktivizon për herë të parë mekanizmin e bllokimit të eksportit të vaksinave

Italia aktivizon për herë të parë mekanizmin e bllokimit të eksportit të vaksinave

Italia, me aprovimin e Brukselit, ka bllokuar eksportimin jashtë BE-së të 250 mijë vaksinave AstraZeneca. Vendimi u njoftua të premten e shkuar nga Roma në Bruksel dhe Komisioni Evropian nuk e kundërshtoi. Pjesa e sekuestruar do të rishpërndahet brenda BE-së.

Kjo zgjidhje është e ligjshme sipas Mekanizmit të Kontrollit të Eksportit, nisur nga Komisioni Evropian në 30 Janar, por është hera e parë që aktivizohet nga një shtet anëtar.

Vetë Mario Draghi, në samitin video të krerëve të shteteve dhe qeverive të enjten e kaluar, kishte kërkuar të zbatohej mekanizmi me një ashpërsi më të madhe, duke bllokuar eksportet e kompanive, që nuk respektojnë afaktet e dërgesave, të parashikuara nga kontratat me BE.

Kjo masë prek kryesisht AstraZeneca-n, e cila pas shkurtimeve të tremujorit të pare, njoftoi  të tjera shkurtime me 50% edhe për tremujorin e dytë.

Ndërsa Pfizer, pas vonesave të para, u rikthye në binarë dhe Moderna duket e besueshme për momentin.

Në telefonatë me Ursula von der Leyen një ditë më parë, Draghi përsëriti se ishte e nevojshme të  ushtrohej “mbytës” mbi komanitë e mëdha farmaceutike për t’i detyruar ato të respektonin dërgesat e dakordësuara.

Sipas ekspertëve, që nga janari rreth një e treta e përbërjeve të prodhuara në Evropë janë eksportuar jashtë Bashkimit.

Deri më tani, të gjitha kërkesat për eksport, mbi njëqind, kishin marrë dritën jeshile të qeverive dhe institucioneve evropiane.

Italia përballet me një rritje të përditshme të rasteve, ku prej fillimit të pandemisë numëron 2 999 119 të infektuar dhe 98 974 të vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>