Italia ashpërson masat kundra koronavirusit, mbyllen fabrikat dhe bizneset prodhuese

Nga Exit News
Italia ashpërson masat kundra koronavirusit, mbyllen fabrikat dhe bizneset prodhuese

Italia mbylli sot  të gjitha fabrikat dhe shërbimet jo të domosdoshme. Kryeministri i Italisë Conte lajmëroi sonte mbylljen e të gjitha aktivitetet prodhuese deri më 3 prill. Do të qendrojnë hapur vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, tha ai.

Vendimi erdhi pas një dite dramatike në Itali, ku vdiqën 793 persona.

“Do të mbyllim të gjitha aktivitetet prodhuese jo të rëndësishme. Por do të qendrojnë të hapura dyqanet ushqimore, famarcitë, bankat, posta, dhe siguracionet. Aktivitetet prodhuese të cilat do të vazhdojnë punën janë agrikultura, peshkimi, industria ushqimore”, sqaroi Conte.

Ndërsa në Lombardi u vendos mbyllja e zyrave publike, trajnimet profesionale, kantierët e ndërtimit, dhe aktivitetet e hapura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>