Italia dërgon në Shqipëri grupin e ekspertëve kundër Covid-19

Nga Exit News
Italia dërgon në Shqipëri grupin e ekspertëve kundër Covid-19

Italia do të dërgojë në Shqipëri një ekip prej 7 ekspertësh për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

Ekspertët do të mbërrijnë në Tiranë në 30 korrik. Ata do të ndihmojnë me konsulencë homologët e tyre në Shqipëri.

Grupi i ekspertëve përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes.

Bashkë me ekspertët, Italia do t’i dhurojë Shqipërisë dhe 500.000 maska kirurgjikale për mbrojtjen e stafit mjekësor.

Në mars, kur Italia ishte vendi për i prekur nga virusi në Europë dhe po përjetonte situatën më të rëndë sa i përket mungesës së stafit mjekësor dhe kolapsimit të spitaleve, Shqipëria  dërgoi 30 mjekë në rajonin e Lombardisë në Itali, rajonin më të prekur nga koronavirusi.

Dërgimi i mjekëve e infermierëve u komentua shumë nga Italia, e cila përveç falenderimeve ndaj Shqipërisë, e përdori dhe për të rritur presionin ndaj Bashkimit Europian për më shumë ndihmë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>