Prej të enjtes Italia ka hapur mundësinë e vaksinimit për të gjithë popullsinë.
Sipas një raportimi nga Il Sole 24 Ore, tashmë qytetarët mund të prenotojnë sipas dëshirës vaksinën dhe kanë rënë fashat e moshës, të cilat janë aplikuar deri tani.
Disa rajone pritet t’i japin prioritet grupmoshës 12-15 vjeç, sidomos pasi agjensia rregullatore e barnave evropiane miratoi për përdorim vaksinën Pfizer për këtë grupmoshë.
Rajonet, sipas ritmeve përkatëse të vaksinimit mund të aplikojnë fasha prioritare, por Minsitria e Shëndetësisë ka inkurajuar të vendoset vëmendja tek studentët dhe të rinjtë.
Italia ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës rreth 36 milion qytetar ose 20% të popullsisë së saj, ndërkohë që vaksinimi ka përfunduar plotësisht vetëm për 12.2 milion persona.