Italia kërkon testimin e detyrueshëm të udhëtarëve nga katër shtete, ndalon hyrjen e kolumbianëve

Nga Exit News
Italia kërkon testimin e detyrueshëm të udhëtarëve nga katër shtete, ndalon hyrjen e kolumbianëve

Italia kërkon testimin e detyrueshëm të atyre që vijnë nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja, si dhe ka ndaluar të gjithë vizitorët nga Kolumbia, pas disa rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19.

Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri në datën 7 shtator.

Autoritetet e shëndetësisë italiane janë kryesisht të shqetësiar se italianët që do të kthehen nga pushimet verore jashtë vendit mund të sjellin me vete virusin dhe të infektojnë të tjerët në grumbullime në ambjente të jashtme.

Numrat e të infektuarve të rinj në fillim të muajit gusht tregonin shenja të rëndësishme paralajmëruese për një rritje të mundshme të transmetimit të virusit.

Sipas rregullave të reja, kushdo që vjen nga ato shtete drejt Italisë, mund të zgjedhë të bëj testin në aeroportin, portin apo doganën ku dëshiron të kalojë kufirin Italian, ose të tregojë një çertifikatë që tregon që nuk është i infektuar me koronavirus, të marrë gjatë 72 orëve të fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>