Italia konsideron ndalimin e fluturimeve të Ryanair

Nga Exit News
Italia konsideron ndalimin e fluturimeve të Ryanair

Autoriteti i aviacionit i Italisë ka kërcënuar se do të ndalojë Ryanair të fluturojë në Itali, sepse ka shkelur rregulloren kundër përhapjes së koronavirusit.

“Kompania me bazë në Irlandë ka shkelur rregullat kundër Covid-19 të miratuara nha qeveria italiane”, tha autoriteti i aviacionit italian, Enac.

Shkelja në mënyrë të vazhdueshme të rregullave, mund të detyrojë Italinë të ndalojë fluturimet ose të funksionoj me 50 përqind të kapacitetit.

Ryanair fluturon në 29 aeroporte në Itali, përfshirë qytetet si Romë, Milan, Venecia dhe Palermo.

Çdo ndalim udhëtimi i Ryanair do të jetë një goditje e fortë për kompaninë.

Ryanair ka pasur 4,4 milionë pasagjerë në korrik, 70 përqind më pak se sa viti 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>