Italia masa të forta kundër koronavirusit, pezullohet mësimi dhe aktivitetet sportive

Nga Exit News
Italia masa të forta kundër koronavirusit, pezullohet mësimi dhe aktivitetet sportive

Të gjitha shkollat dhe universitetet në Itali do të jenë të mbyllura deri në mes të marsit. Vendimi për këtë u mor sot nga qeveria italiane, si masë për parandalimin e shpërhapjes së koronavirusit.

Qeveria vendosi dhe shtyrjen e gjithë konferencave, kongreseve, workshopeve, trajnimeve dhe çdo veprimtari të këtij lloji ku përfshihen grumbullimi i njerëzve në salla të mbyllura.

Po ashtu, qeveria ka këshilluar qytetarët që në këtë periudhë të shmangin grumbullimet, aktivitetet sportive apo veprimtari të tjera të ngjashme, si dhe të evitojnë përqafimet, takimet, shtrëngimet e duarve dhe të mbajnë distancë kur përshëndeten me njerëzit.

Deri tani numri i personve të prekur nga koronavirusi në Itali ka arritur në 2502 persona dhe vazhdon të rriten çdo ditë. 79 prej të prekurve kanë humbur jetën.

Ndërkohë në Shqipëri, ende nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus. Në Shqipëri janë kryer 42 testime, nga të cilat Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar.

Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

Koronavirusi – shtrirja dhe vdekjet e deritanishme (kliko këtu)

Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>