Italia mbyll shkollat ​​në zonat më të prekura nga COVID-19

Nga Exit News
Italia mbyll shkollat ​​në zonat më të prekura nga COVID-19

Italia vendosi të martën të mbyllë shkollat në zonat më të prekura nga COVID-19 në vend.

Qeveria italiane zgjati izolimet e vendosura për bizneset dhe lëvizjen deri pas Pashkëve.

Vendi po përballet me shqetësime për variante të reja të cilat mendohet të jenë më të transmetueshme.

Italia është duke regjistruar 15,000 raste të reja me koronavirus në ditë.

Në zonat e kuqe mësimi do të bëhet online, sipas dekretit të kryeministrit Mario Draghi.

Mësimi në distancë ishte tashmë i detyrueshëm për nxënësit e shkollave të mesme në këto zona.

Dy rajone jugore, Bazilikata dhe Molise, aktualisht janë zona të kuqe, që do të thotë restorante, bare dhe shumica e dyqaneve janë të mbyllura dhe njerëzit lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për punë, shqetësimi shëndetësore ose arsye urgjente.

Nëntë rajone klasifikohen si portokalli, tetë si të verdha dhe një, ishulli i Sardenjës, si të bardha, me vetëm kufizime minimale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>