Italia miraton përdorimin e AstraZeneca-s

Nga Exit News
Italia miraton përdorimin e AstraZeneca-s

Italia ka miratuar vaksinën e koronavirusit AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, pa sëmundje shoqëruese. Lajmin e dha ministria italiane e shëndetësisë, raporton The Guardian.

Vaksina e AstraZeneca do të administrohet për të gjithë qytetarët në Itali mbi 18 vjeç, me përjashtim të personave të identifikuar “si jashtëzakonisht të prekshëm për shkak të sëmundjeve të lidhura me mungesën e imunitetit, alergjive ndaj ilaçeve të ndryshme, dhe sëmundjeve me rrezik të lartë ndaj koronavirusit”.

Vendimi erdhi pas deklaratës së Këshillit të lartë të Shëndetësis në Itali që thoshte se:

“Provat e mëtejshme shkencore të vëna në dispozicion […] tregojnë se, edhe në subjekte të moshës mbi moshën 65 vjeç, administrimi i vaksinës AstraZeneca ofron mbrojtje të konsiderueshme në ndalimin zhvillimit të patologjisë së shkaktuar nga Sars-Cov-2, dhe të formave të rënda apo edhe fatale të Covid-19 “.

Javën e kaluar, komiteti i vaksinimit të Gjermanisë dha miratimin e tij për përdorimin e vaksinës AstraZeneca në personat mbi 65 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>