Italia nis gjyqin ndaj Ndranghetas, grupit mafioz më të fuqishëm

Nga Exit News
Italia nis gjyqin ndaj Ndranghetas, grupit mafioz më të fuqishëm

355 anëtarë të grupit mafioz italian Ndrangheta do të përballen, të mërkurën, me gjyqin më të madh ndaj krimit të organizuar në Itali në dekada. Mes tyre ka dhe politikanë, zyrtarë të lartë, policë, avokatë e sipërmarrës.

Disa prej akuzave që rëndojnë ndaj tyre janë për trafik droge, vrasje e pastrim parash.

Gjatë një seance paragjyqësore u deshën më shumë se tre orë për të lexuar emrat e të pandehurve.

Mbi 900 dëshmitarë pritet të dëshmojnë kundër Ndranghetas.

Gjyqi do të zhvillohet në një ndërtesë të modifikuar posaçërisht për këtë ngjarje, në qytetin e Lamezia Terme në rajonin jugor të Kalabrisë, e cila është në zemër të territorit ku Ndrangheta ka kryer veprimtaritë e saj.

Gjyqi ka në qendër të tij familjen Mancuso, e cila përbën një pjesë të fuqishme të grupit mafioz.

I pandehuri ‘më i rëndësishëm’ është shefi i klanit Luigi Mancuso, 66 vjeç. Ai njihet me nofkën ‘Xhaxhai’. Të pandehurit e tjerë thuhet se shkojnë me pseudonime të tilla si “Ujku”, “Buçkoja” dhe “Bjondi”.

Ndrangheta është mafia më e fuqishme në vend, dhe klani Mancuso thuhet se vepron kryesisht në provincën kalabreze të Vibo Valentia.

Numri i të akuzuarve rritet në mbi 400 po të numërojmë dhe 92 të dyshuar të tjerë që zgjodhen të gjykohen në mënyrë të përshpejtuar. që zgjodhën një gjyq të veçantë të ndjekur me shpejtësi janë faktorizuar. Mes tyre është dhe Giancarlo Pittelli, avokat dhe ish-senator i partisë Forza Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Pittelli ka mohuar lidhjen e Ndranghetas me botën e politikës dhe institucioneve të tjera të fuqishme të tilla si gjykatat.

Shumica e të pandehurve janë arrestuar në operacione në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në dhjetor 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>