Italia paketë tjetër prej €8 miliardë për sektorët më të prekur nga Covidi

Nga Exit News
Italia paketë tjetër prej €8 miliardë për sektorët më të prekur nga Covidi

Qeveria italiane ka miratuar, të hënën, një paketë ndihme prej tetë miliardë eurosh, për të ndihmuar sektorët më të prekur nga pandemia.

Sektorët kryesore që do të përfitojnë janë kryesisht turizmi, sporti, ata që merren me shitjen e pronave të paluajtëshme, si dhe artistët dhe të punësuarit në sektorin e artit. Po ashtu paketa parashikon ndihma dhe për forcat ushtarake e policinë. Ndihma parashikohet të jetë në formën e pagesës prej 1 mijë euro për çdo punonjës, por detajet e paketës pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

Prej disa ditësh, Italia ka vendosur lehtësimin e masave në të paktën 5 rajone përfshirë Lombardinë, rajonin më të pasur dhe më të populluar të vendit. Por sërish për shkak të numrit të lartë të të infektuave ditorë, bizneset nuk po punojnë me ritmin e tyre të zakonshëm.

Në 24 orët e fundit në Itali u zbuluan rreth 20,600 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin e të infktuarve në gati 1,6 milionë banorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>