Italia planifikon të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19

Nga Exit News
Italia planifikon të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19

Italia planifikon t’i bëjë vaksinimet e COVID-19 të detyrueshme për këdo në moshë të përshtatshme dhe do të fillojë dhënien e vaksinave përforcuese më vonë gjatë këtij muaji për njerëzit e rrezikuar, tha kryeministri Mario Draghi të enjten.

Një lëvizje e tillë ka të ngjarë të ndezë kundërshtime të ashpra pasi Italia ka parë një rritje të skepticizmit për vaksinat.

Draghi i denoncoi këto sulme, duke thënë në një konferencë shtypi se “një dhunë e tillë është veçanërisht e urryer dhe frikacake kur drejtohet kundër atyre … në vijën e parë të luftës kundër pandemisë”.

Qeveria e italisë e ka bërë të detyrueshëm ndërkohë vaksinimin për punonjësit e spitaleve.

Kryeministri u tha gazetarëve se ishte i bindur se 80% e të gjithë italianëve të moshës 12 vjeç e lart do të vaksinoheshin plotësisht deri në fund të shtatorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>