Italia po përgatitet të shesë bankën më të vjetër në botë

Nga Exit News
Italia po përgatitet të shesë bankën më të vjetër në botë

Kryeministri italian Mario Draghi po përballet me diskutime mbi shitjen e Monte dei Paschi di Siena, banka më e vjetër në botë.

Banka toskane, 550-vjeçare aktualisht është nën kontrollin e qeverisë pas një kredie shtetërore shpëtimi në 2017, dhe polemikat politike kanë shpërthyer mbi kushtet e shitjes së saj përsëri në sektorin privat.

Kritikët kanë frikë se Draghi do të përfundojë një marrëveshje për gjigantin bankar Unicredit, i cili do të blejë Monte dei Paschi, por marrëveshaja nuk zgjidh problemin e huave të këqija.

“Ky është momenti i gabuar për të shitur,” tha Carla Ruocco, një ligjvënëse nga Lëvizja 5 Stelle, e cila kryeson komitetin parlamentar të Italisë për sistemin bankar.

Brenda koalicionit të Draghit, Lëvizja 5 Stelle ashtu edhe Liga e ekstremit të djathtë po kërkojnë marrëveshjen.

Për më shumë se gjysmë mijëvjeçari, Monte dei Paschi i ka mbijetuar luftërave të përgjakshme midis Sienës dhe Firences dhe u ka dhënë hua para familjeve mbretërore në të gjithë Evropën.

Por kohët e fundit, ajo ka qenë me humbje. Në vitin 2017, qeveria italiane duhej ta shpëtonte atë me një injeksion kapitali prej 5.4 miliardë eurosh, pas së cilës qeveria u shndërrua në aksionarin kryesor të bankës. Brukseli i tha po planit të shpëtimit, por kërkoi që qeveria të largohej nga Monte dei Paschi pas pesë vjetësh.

Matteo Salvini, Silvio Berluskoni dhe Ruocco nga 5 Stelle mendojnë se Roma duhet të rinegociojë me Brukselin për një zgjatje të afatit dhe të shikojë përreth për zgjidhje të tjera, të tilla si mbajtja e kontrollit publik.

“Shteti duhet të priret të jetë një lojtar në sistemin bankar dhe të mos jetë një shtet që kryen riparime dhe pastaj largohet nga skena në kohën e gabuar,” argumentoi Ruocco.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>