Italia po shqyrton vaksinimin e detyrueshëm

Nga Exit News
Italia po shqyrton vaksinimin e detyrueshëm

Qeveria italiane po mendon të vendosë vaksinimin e detyrueshëm. Në javët e ardhshme, qeveria italiane do të shikojë mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm në të gjithë vendin, tha ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza për Corriere Della Sera, të dielën.

Ministri tha se pritja e miratimit të plotë të vaksinave nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) mund të anashkalohej pasi vaksinat tashmë janë të sigurta, duke vënë në dukje se vaksinat tashmë ishin bërë të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

““Virusi ende ekziston, është i fortë dhe po përhapet. Ose ne do të forcojmë përsëri fushatën e vaksinimit, ose do të jemi të detyruar të vendosim masat e kaluara”, tha Speranza.

Duke iu referuar takimit të Ministrave të Shëndetësisë të G20 në Romë që filloi të dielën, ai u shpreh se:

“Vendet më të pasura dhe më të forta duhet të marrin përsipër të ndërtojnë një fushatë vaksinimi të shtrirë në të gjitha kombet”, tha ministri, duke shtuar se pandemia nuk do të përfundojë para vitit 2023 dhe “do të varet nga aftësia jonë për të vaksinuar të gjitha vendet në botë. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>