Italia regjistroi 297 viktima të reja të premten dhe 24 036 infektime të reja.
Italia ka regjistruar një ulje të lehtë viktimash, 42 më pak, krahasuar me një ditë më parë.
Janë 20 374 në spitale, ndërsa 2 525 prej tyre ndodhen në njësinë e shëndetit publik.
Lombardia është rajoni më i prekur me 5.210 raste, e pasuar nga rajonet e tjera të vendit.
Ndërsa nga qytetet më të prekura është ai i Milanos, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.593 persona të infektuar.