Italia regjistron 507 viktima të reja nga Covid-19

Nga Exit News
Italia regjistron 507 viktima të reja nga Covid-19

Italia raportoi të mërkurën 507 viktima nga Covid-19, ndërsa të martën regjistroi 616 , tha ministria e shëndetësisë.

Ndërsa numri i rasteve të reja u rrit në 15,774 nga 14,242.

Rreth 175,429 teste u kryen gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Italia ka regjistruar 80,326 vdekje nga COVID-19 që kur  godut nga pandemia në 21 Shkurt, numri i dytë më i lartë në Evropë dhe i gjashti më i larti në botë. Italia ka raportuar gjithashtu 2.319 milion raste deri më tani, tha ministria e shëndetësisë.

Kur vala e dytë e pandemisë në Itali po përshpejtohej shpejt në gjysmën e parë të nëntorit, pranimet në spitale po rriteshin me rreth 1.000 në ditë, ndërsa trajtimi  intensiv po rritet me rreth 100 në ditë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme