
Italia raportoi 683 humbje të tjera jete nga koronavirusi të enjten, pothuajse njësoj sa një ditë më parë, tha ministria e shëndetësisë.
Nga rreth 185 mijë testime, u regjistruan 18,236 raste të reja, një rritje me 1 mijë raste krahasuar me një ditë më parë.
Italia ka regjistruar 67,220 viktima nga Covid-19, bilanci më i lartë i viktimave në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë. Ajo ka regjistruar gjithashtu rreth 1.9 milion raste deri më tani.
Situata në spitale raportohet më e lehtësuar pasi ka rënë numri i të shtruarve, edhe atyre në terapi intensive.
Në Greqi ka patur rënie të shifrave të pandemisë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas informacionit zyrtar, janë regjistruar 1 155 raste të reja dhe 78 humbje jete, 7 më pak se të mërkurën.
Qendër e virusit është rajoni i Attikës, ku ndodhet numri më i lartë i rasteve aktive.