Italia raportoi 1,071 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në një ditë, sipas njoftimit të ministrisë ditën e shtunë.
Kjo shifër kalon pragun prej 1,000 të infektuarish për herë të parë që nga muaji maj, kur qeveria lehtësoi masat e ashpra të kufizimit të lëvizjes.
Italia është një nga vendet që mori goditjen më të fortë nga koronavirusi.
Situata u vendos nën kontroll pasi kaloi piku i pandemisë në muajt mars dhe prill.
Gjithsesi vendi ka regjistruar një rritje të qëndrueshme të të infektuarve të rinj gjatë muajit të fundit.
Ekspertët fajësojnë grumbullimet e njerëzve që lidhen me aktivitete të pushimeve verore apo festave.