Italia rekord infektimesh që prej daljes nga izolimi

Nga Exit News
Italia rekord infektimesh që prej daljes nga izolimi

Italia raportoi 1,367 raste të reja të të infektuarve me koronavirus të mërkurën, sipas njoftimit të ministrisë italiane.

Kjo shifër kalon pragun prej 1,000 të infektuarish për herë të parë që nga muaji maj, kur qeveria lehtësoi masat e ashpra të kufizimit të lëvizjes.

Italia është një nga vendet që mori goditjen më të fortë nga koronavirusi.

Situata u vendos nën kontroll pasi kaloi piku i pandemisë në muajt mars dhe prill.

Gjithsesi vendi ka regjistruar një rritje të qëndrueshme të të infektuarve të rinj gjatë muajit të fundit.

Megjithatë Ministri Italian i Shëndetësisë deklaroi se vendi nuk do të izolohet pavarësisht numrave të të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>