Italia rekord të infektuarish ditorë, shton masat kufizuese

Nga Exit News
Italia rekord të infektuarish ditorë, shton masat kufizuese

Italia po përballet me një valë të dytë të koronavirusit, teksa çdo ditë po shënon rekord të ri të infektuarish të rinj. Në 24 orët e fundit, në vend u zbuluan 11,705 raste të reja duke e detyruar qeverinë të marrë masa të reja kufizuese.

Disa prej këtyre masave janë:

– Po nxitet gjithnjë e më tepër, mësimi nga shtëpia në ato raste kur është i mundur.

– Pas orës 21:00, do të mbyllen sheshet dhe rrugët e qendrave urbane ku mund të krijohen situata grumbullimi.

– Baret dhe restorantet mund të ofrojnë shërbimin deri në orën 18:00 në tavolinë me jo më shumë se 6 persona. Ndërsa ushqimi i dërguar në shtëpi mund të bëhet në çdo kohë.

– Aktivitetet dëfruese, sallat e bingove lejohen nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 21:00, por vetëm pasi insitucionet përkatëse të kenë kontrolluar zbatimin e gjithë masave dhe protokolleve përkatëse.

– Të gjitha sportet amatore që kërkojnë kontakte fizike do të anulohen.

– Palestrat dhe pishinat mbeten të hapura por, kryeministri paralajmëroi se palestrat do të kenë një javë kohë për të  qenë në përputhje me protokollet e sigurisë.

Një ditë parë, qeveria ka miratuar dhe një paketë të re stimuluese për buxhetin e saj të vitit 2021 me qëllim nxitjen e një ngritjeje ekonomike pas recensionit të shkaktuar nga pandemia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>