Italia rifillon vaksinimin me AstraZeneca-n të premten

Nga Exit News
Italia rifillon vaksinimin me AstraZeneca-n të premten

Qeveria italiane mirëpret deklarimin e EMA-s mbi vaksinën Astrazeneca. Administrimi i vaksinës Astrazeneca do të rifillojë që nesër. Prioriteti i qeverisë mbetet ai i kryerjes së sa më shumë vaksinave në kohë sa më të shkurtër të mundshme,” deklaroi të enjten kryeministri italian, Mario Draghi.

Sipas të përditshmes La Reppubblica, një orë pasi Agjensia Eruopiane e Barnave konfirmoi se vaksina AstraZeneca është e sigurte, në Itali të rifillojë vaksinimi pezulluar përkohësisht ​​prej 4 ditësh.

Njoftimi erdhi nga Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit dhe Këshilli Superior i Shëndetësisë, AIFA, pas një takimi me këshillues me Ministrin e Shëndetësisë.

AIFA njoftoi se arsyet e ndalimit paraprak të përdorimit të tufave të vaksinave, të lëshuara më 15 mars 2021, nuk ekzistonin më.

Prandaj, nesër (e premte, 19 mars, ed), sapo Komiteti për Produkte Mjekësore për Përdorim Njerëzor  të lëshojë mendimin e tij, Aifa do të heq ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit, duke filluar nga ora 15.00 “, shkruhet në njoftim. parashikon gjithashtu figurën e mjekëve mbikëqyrës të referencës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>