“Serbia është udhëheqëse e stabilitetit në rajon, ndaj anëtarësimi i saj në BE është mjaft i rëndësishëm.”
Kështu u shpreh presidenti italian Sergio Mattarella gjatë një takimi në Romë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në fund të korrikut.
Italia është një ndër partnerët më të ngushtë ekonomikë të Serbisë dhe një ndër investitorët më të mëdhenj në Serbi. Përveç presidentit, Vuçiç takoi dhe kryeministrin Paolo Gentilioni. Ky i fundit shprehu gatishmërinë për të vazhduar projektet ekonomike mes dy vendeve.
Përveç projekteve të përbashkëta dhe luftës kundër korrupsionit, dy liderët diskutuan dhe për një takim tre palësh mes Serbisë, Italisë dhe Shqipërisë që do të synonte krijimin e lidhjeve më të ngushta mes këtyre vendeve dhe bashkëpunim më të madh ekonomik.
Që prej marrjes së postit të presidentit, Aleksandar Vuçiç ka nisur vizitat në dy prej shteteve partnere strategjike të Serbisë: SHBA-të dhe Italia.
Në 17 korrik 2017, Presidenti serb Aleksandar Vucic, gjatë një vizite zyrtare në SHBA u takua me ZëvendësPresidentin Mike Pence. Zëvendëspresidenti njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të japin një kontribut shtesë prej 10 milion dollarë në Programin Rajonal të Banimit, një iniciativë e përbashkët e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, e financuar nga ndërkombëtarët, që siguron strehim për të zhvendosurit gjatë konflikteve në Ish-Jugosllavinë në vitet 1990. SHBA-të po ashtu, shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe