Italia ka regjistruar mbi 100 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë vendi i parë në Europë që e tejkalon këtë shifër.
Në 24 orët e fundit u shënuan 318 viktima në shtetin fqinj, ndërsa të dielën ishin 207.
Numri i të infektuarve të hënë ishte 13 902, dukë shënuar një ulje.
Niveli i pozitivitetit është 7.6% ndërkohë që numri i personave në terapi intensive mbetet i lartë.
Qeveria po diskuton mundësinë për të mbyllur vendin totalisht për tri javë. Kjo për të mbështetur fushatën e vaksinimit masiv.