Italia shënon mbi 100 000 viktima nga Covid19

Nga Exit News
Italia shënon mbi 100 000 viktima nga Covid19

Italia u bë vendi i dytë evropian me mbi 100,000 viktimave nga Covid-19.

Ministria italiane e shëndetësisë njoftoi se 318 vdekje të reja nga virusi u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 100,103.

Italia ishte vendi i parë perëndimor që u godit nga koronavirusi, 13 muaj më parë. Tani është e dyta në Evropë që regjistron më shumë se 100,000 vdekje, pas Mbretërisë së Bashkuar.

Në nëntë muaj e parë vendi regjistroi 50,000 vdekjet e tij të para dhe vetëm tre muaj e gjysmë i dyfishojë ato.

Infeksionet u rritën 23 përqind javën e kaluar në krahasim me një javë më parë dhe zyrtarët e shëndetit kanë paralajmëruar se vendi po përballet me një rritje të re të rasteve pasi një variant më ngjitës i sëmundjes, i zbuluar më parë në Britani, po përhapet shumē shpejt.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 687 shtrime të reja u shënuan në spital gjatë 24 orëve të fundit, nga 443 të dielën. Numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdes intensiv u rrit me 95, duke shkuar në 2,700.

Italia po ecën me ngadalë në procesin e vaksinimit për shkak të vonesës së krijuar në dorëzimin e vaksinave brenda afateve nga kompanitë prodhuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>