Italia shënon mbi 3000 raste ditore me Covid-19

Nga Exit News
Italia shënon mbi 3000 raste ditore me Covid-19

Italia shënoi 3,678 raste të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është hera e parë që pas prej 24 prillit, që Italia kalon 3000 të infektuar ditor.

Vendi ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve pas Britanisë në kontinent, me 36.061 viktima që prej shkurtit, sipas shifrave zyrtare. Gjithashtu ka regjistruar 333,940 raste në total.

Falë një prej bllokimeve më të rrepta në botë, qeveria arriti të marrë nën kotroll gjendjen e virusit në vend.

Rastet janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit, megjithatë ka ende shumë më pak infeksione ditore në Itali sesa diku tjetër në Evropë, me Francën, Spanjën dhe Britaninë të gjithë duke regjistruar mijëra raste më shumë në ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>