Italia regjistroi të martën një rritje të rasteve me COVID-19, ku rezultuan 13 314 persona të infektuar.
Ndërkohë të hënën vendi regjistroi 9 630 të infektuar.
Numri i viktimave ka pësuar po ashtu një rritje, ku 356 persona humbën jetën, 82 më shumë se një ditë më parë.
Rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19, zbulojnë analizat e fundit, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal.
Të martën u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në Romë.
Situata paraqitet shqetësuese në provincën e Breshës, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë.