Italia shënon rritje të rasteve me COVID-19, 13 314 të infektuar

Nga Exit News
Italia shënon rritje të rasteve me COVID-19, 13 314 të infektuar

Italia regjistroi të martën një rritje të rasteve me COVID-19, ku rezultuan 13 314 persona të infektuar.

Ndërkohë të hënën vendi regjistroi  9 630 të infektuar.

Numri i viktimave ka pësuar po ashtu një rritje, ku 356 persona humbën jetën, 82 më shumë se një ditë më parë.

Rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19, zbulojnë analizat e fundit, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal.

Të martën u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në Romë.

Situata paraqitet shqetësuese në provincën e Breshës, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>