Italia mbyll shkollat, hapen në shtator

Nga Exit News
Italia mbyll shkollat, hapen në shtator

Italia ka vendosur të vazhdojë me rihapjen graduale të ekonomisë dhe aktiviteteve shoqërore, por shkollat do të qëndrojnë mbyllur deri në shtator.

Lajmi u bë me dije nga Kryeministri Giuseppe Conte gjatë një interviste për gazetën italiane La Repubblica.

Qeveria italiane parashikon rihapjen e kujdesshme të ekonomisë me Kryeministrin Conte që shprehet se situata nuk ofron ende kushtet më të mira të mundshme për t’u garantuar të gjithëve lëvizje dhe aktivitet të lirë.

Pjesa më e madhe e bizneseve do të rihapen me masa të shtuara sigurie shëndetësore duke filluar nga 27 prilli dhe 4 maji, megjithatë sektorë si turizmi, apo hoteleria mbeten në mëdyshje.

Po kështu çështja e shkollave mbetet e pazgjidhur, pasi ekspertët nuk janë të bindur për sigurinë.

Conte ka pohuar shqetësimin madhor për sa i përket rrezikut nëse rihapen shkollat më përpara seç duhet, për këtë është vendosur që, deri në një udhëzim të ri, shkollat të rihapen në shtator.

“Të gjitha skenarët e përpunuar deri më sot nga ekspertët paraqesin rrezik të madh për rihapjen e shkollave. Vihet në rrezik shëndeti i fëmijëve dhe pa përjashtuar këtu as personelin.”

Kryeministri italian u shpreh pozitiv për mësimin online. Ai tha se kjo metodologji e re po funksionon mirë ndërsa po mendohet për mënyrën se si do të veprohet me provimet e shtetit.

Italia është një nga vendet më të prekura në botë prej pandemisë së Covid-19. Rreth 200 mijë persona janë infektuar, prej të cilëve 26 400 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>