Italia vendos masa të reja kufizuese

Nga Exit News
Italia vendos masa të reja kufizuese

Italia do të vendosë masa të reja kufizuese në të gjithë vendin të mërkurën të cilat përfshijnë kufizim qarkullimi natën, mbyllje të dyqaneve dhe kufizime në udhëtimet brenda vendit – por nuk do të ketë një karantinë kombëtare.

Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi masat e reja gjatë seancës parlamentare të hënën.

Masat përfshijnë mbylljen e qendrave tregtare gjatë fundjavave, përgjysmimin e numrit të personave në transportin publik, kufizimin e lëvizjes në rajonet më të infektuara dhe zhvillimin e mësimit në distancë për shkollat ​​e mesme.

Do të ketë gjithashtu kufizime specifike për rajonet ku shkalla e infeksionit është më e lartë. Conte nuk dha detaje mbi këto masa rajonale por ai tha se ato do të adaptoheshin vazhdimisht bazuar në shkallën e infeksionit në këto zona.

Kryeministri Conte deklaroi se qeveria duhet të ketë një qasje më fleksibël se sa një karantinë kombëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>