Ivica Daçiç: Nuk lejojmë Bosnje-Hercegovinën të njohë pavarësinë e Kosovës

Nga Exit News
Ivica Daçiç: Nuk lejojmë Bosnje-Hercegovinën të njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia nuk mund të lejojë që Bosnje-Hercegovina të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për SRNA, Daçiç foli për Republika Srpska në Bosnje Hercegoninë dhe tha se pavarësia e Kosovës nuk mund të njihet nga BiH-ja:

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen.”

Edhe më herët, qeveria serbe ka kërcënuar Bosnje Hercegovinën me shpërbërje, nëse ajo njeh pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka paralajmëruar presidentët boshnjakë dhe kroatë të BiH se ai do të mbështeste pavarësinë e Republika Srpska nëse ata mbështesnin atë të Kosovës.

Prej vitesh përfaqësuesit boshnjakë dhe kroatë të presidencës kanë lobuar pro pavarësisë së Kosovës, por gjithnjë janë bllokuar nga përfaqësuesit serbë në presidencë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>